Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Koresë Veriore Ri Jong Hom për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe situatën në dy gadishujt, në atë Ballkanit dhe në atë Korean.
Siç njofton gazeta “politika” e Beogradit, Daçiq e ka ftuar kolegun koreanoverior që ta vizitojë Serbinë.
Ai ka theksuar “rëndësinë e respektimit të integritetit territorial ndërsa e ka njoftuar edhe për situatën në Kosovë.
Koreja Veriore s’e ka njohur Kosovën.