Vdekja e fëmijës nga zjarri në banesë, nëna e linte vetëm fëmijën gjatë natës

Mëngjesin e sotëm një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Zjarri erdhi pasi ishte e ndezur një nxemje elektrike dhe si pasojë e saj humbi jetën një vajzë 4 vjeçare me inicialet I.S, shtetase e Shqipërisë, që gjendej e vetmuar brenda.

Ekipi i “Indeksonline” ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të mësuar të rejat e kësaj ngjarje të rëndë. Disa nga komshinjtë, në kushte anonimiteti, kanë treguar gjithë situatën e krijuar. Banorët kanë treguar se gruaja në fjalë është nga Shqipëria dhe e njëjta merrej me muzikë nëpër kafene.

Sipas tyre, ajo cdo natë e linte të vetëm fëmijën e saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme