Një 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur i ka dhënë fund jetës ditën e sotme. Policia njofton se shtetësja Marsela Pirjani nga Roskoveci është vetëhelmuar me fostoksinë.
Ajo u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me gjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Mësohet se ajo kishte udhëtuar nga Roskoveci në Vlorë dhe u gjet në gjendje të rëndë në Lungomare.
Banorët e zonës njoftuan policinë. Ndërkohë, raportohet se ajo kishte lënë një letër për mbesën e saj në Fier.
Kohët e fundit nëna e re ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike ndërsa raportohet se shkak ishin problemet ekonomike. Marsela la pas dy fmëijë 8 dhe 2-vjeç.