Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen të dielën e ardhshme, cilësohen tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e këtij vendi.
Në garë marrin pjesë 7 kandidatë, por gara pritet të zhvillohet mes kandidatit të opozitës Mladen Bojaniç dhe kandidatit të partisë në pushtet, Milo Gjukanoviç, raporton Zëri i Amerikës.
Sondazhet e zhvilluara për këtë rast, fitues nxjerrin ish-kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, që në raundin e parë të zgjedhjeve.