Ish-politikani shqiptar Spartak Ngjela ka botuar një opinion në Gazeta Shqipatare, ku shkruan për mobilizimin e Moskës dhe Beogradit për të ndikuar debatin publik në Kosovë e Shqipëri, shkruan Periskopi.
Ngjela duket i bindur se këto politika anti-shqiptare do të dështojnë, ose janë drejt fundit, duke qenë se të dyja vendet kanë mbështetje të madhe nga ShBA-të.
“Politika ruse duhet të jetë e kthjellët dhe racionale me historinë: të gjitha aneksimit e dhunshme dhe të mbarsura me genocid antishqiptat që ajo i ka bërë në favor të shteteve liliputë sllavë të ngritur mbi territore të gjera shqiptare të pushtuara; tani janë drejt fundit.”
Avokati i njohur shqiptar e ka lidhur korrupsionin e politikës shqiptare e kosovare pikërisht me ndikimin e politikave të Moskës dhe Beogradit, duke thënë që duan të bëjnë revolucion prosllav në Shqipëri – ama që të humbur janë.
Lexo shkrimin e plotë: https://www.koha.net/veshtrime/85993/rusia-dhe-beogradi-kane-mobilizuar-spiune-dhe-pseudohistoriane/