Apple ka njoftuar më tepër informacione për pajisjen e ridizajnuar Mac Pro, të cilën shumë përdorues po e presin me padurim.
Kompania nga Kupertino konfirmoi se kompjuteri i ridizajnuar nuk do të fillojë të shitet para vitit 2019.
Apple po ashtu ka krijuar Pro Workflow Team, i cili do të ndihmojë në optimizimin e harduerit dhe softuerit, transmeton ksp.
Team përbëhet nga animuesit 3D, krijuesit për përpunimin e videove, muzikës dhe efekteve vizuale. Ky është ekipi i njëjtë që ka avancuar performancat në pajisjen iMac Pro.
Nuk ka informacione shtesë, si dhe as çmim potencial për modelin e ardhshëm të ridizajnuar Mac Pro.