Pacolli ia kthen Daciqit: Nuk flasim si të ishim të një nëne

Behgjet Pacolli i ka reaguar Ivica Daciqit pasi ky tha se me “Pacollin flasim si të ishim të një nëne”. Kryediplomati kosovar e ka quajtur deklaratën e homologut serb tipike ballkanase, ndërsa thotë se ai sillet mirë në takime me Daciqin, ashtu sic sillet me cdo homolog tjetër.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, kishte komentuar sot liderët kosovarë, përkatësisht raportet që ka me ta. Kishte thënë se me Hashim Thacin ka pasur raporte korrekte, se Ramush Haradinajn nuk e njeh, ndërsa me Behgjet Pacollin kuptohet aq mirë “sikur t’i bënte një nënë”. Por, të njëjtën nuk e thotë edhe Pacolli.

“Është e vërtetë qē ështē korrekt në për takime.  Deklarimet e Dacicit janë tipike ballkanase. Unë jam i kulturuar nëpër takime dhe e trajtoj Dacicin njejtë sikur homologët tjerë dhe aq më pak nuk kam asnjë arsye të iki nga takimet me Dacicin”, ka thënë Pacolli për Express.

Daciq tha se flet me Pacollin sikur të ishin të një nëne, e Pacolli thotë se flet me të krejt normalisht. Po ashtu, ministri i Jashtem thotë se nuk janë të njëjtë me Daciqin sepse shohin ndryshe ndërtimin e marrëdhënieve mes shteteve.

“Unë mund ta konfirmoj se Dacici me mua flet si me secilin homolog tjetër dhe këtë nuk mund ta mohoj. Për temat që na implikojnë neve si dy përfaqësues shtetesh, i kam thënë atij se ekziston një diferencë e madhe. Unë jam konstruktiv she ndërtoj marëdhënie mes shteteve dhe popujve ndërsa ai punon veq për ti shkatërruar. Kjo është diferenca jonë”, ka shtuar Pacolli.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme