Policia japoneze ka njoftuar se ka arrestuar një 73 vjeçar që raportohet të ketë mbajtur të mbyllur për më shumë se 20 vjet djalin e tij me nevoja të veçanta, transmeton AP.
Policia e prefekturës, Hyogo ka thënë se Yoshitane Yamasaki është arrestuar të shtunën dhe u është dorëzuar prokurorëve të hënën për hetime të mëtejme.
Yamasaki ka pranuar se ai ka mbajtur djalin e tij tani 42 vjeçar në një kafaz afër shtëpisë së tij deri në muajin janar, kur ai është nisur drejt zyrtarëve të qytetit.
Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore për gruan e tij mirëpo më pas ka treguar se çfarë ka bërë me të birin.
Zyrtarët kanë vizituar shtëpinë dhe kanë gjetur djalin në kushte shumë të vështira të jetesës.
Yamasaki i ka thënë policisë se ai ka filluar të kufizojë daljet e të birit kur kishte filluar të bëhej i dhunshëm. Mediat japoneze kanë thënë se djali ka qenë i mbyllur për 20 vjet, mirëpo policia nuk ka mundur të konfirmojë numrin.
Policia ka thënë se ata janë ende duke hetuar rastin duke mos dhënë detaje tjera për gjendjen e djalit, përveç asaj se ai nuk ka pasur lëndime serioze për jetë.