Edhe Vuçiq i reagon Thaçit: Lufta juaj nuk e ndali Serbinë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi në përvjetorin e Betejës së Koshares. Pak më parë, para Presidentit serb ka reaguar edhe vartësi I tij Marko Gjuriq.

“Nuk dua të merrem me pushka dhe armë si Thaçi, ai le ta bëjë këtë. Por pushkët e tij nuk e shkatërruan Serbinë, por disa aeroplanë. E jona është që të bëjmë politikë të paqes”, ka deklaruar Vuçiq gjatë një vizite në Mostar.

Ai ka thënë se deklarata e Thaçit duhet të shikohet me kujdes ku ai thotë se para 19 vjetësh përgjithmonë është hequr kufiri shqiptaro-shqiptar, transmeton gazetaexpress.

“Duhet t’i pyesim disa nga bashkësia ndërkombëtare se çka mendojnë për këtë edhe a është sulmuar më 1999 Serbia pikërisht për këtë” ka thënë Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme