Kosova në ‘kaos’: Për 1 orë 2 plagosje

Një person i plagosur është paraqitur sot në Klinikën e Emergjencës në QKUK, që menjëherë ka njoftuar policinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën në Prishtinë, ndërsa viktimë ishte një femër me inicialet Sh.A., 30 vjeçe e cila siç njofton policia është goditur nga një plumb qorr në këmbën e majtë.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ky është rasti i dytë i plagosjes të martën. Në qytetin e Vushtrrisë është plagosur rreth mesditës një person, ndërsa për të njëjtin rast është arrestuar një tjetër rreth 23 vjeç.

Javën e kaluar janë regjistruar 2 plagosje në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme