Për vrasjen e F.K. tre të dënuar me 23 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin A.S. dhe dy të miturit, tani madhorë, L.S. dhe A.L. për vrasjen e të miturit F.K. më 2014.

A.S. është dënuar me 13 vjet burgim, për shkak të veprës penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

L.D. është dënuar për Vrasje të rëndë me burgim unik për të mitur në kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Në këtë masë do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Ndaj A.L. është shqiptuar masa edukative e dërgimit në institucionin edukativo-korrektues në kohëzgjatje prej 2 vjetësh, masë që nuk do të ekzekutohet, nëse në dy vjetët e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale. A.L. është dënuar për veprën penale Moslajmërim i veprës penale.

Të akuzuarit A.S. i vazhdohet masa e paraburgimit, ndërsa të miturit – tani madhor L.S. i caktohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim.

Gjykata ka konstatuar se gjatë periudhës kohore 03.01.2014 deri me 08.01.2014 i akuzuari A.S ka ndihmuar vazhdimisht të miturin L.S në privimin nga jeta e të miturit tani të ndjerë F.K.

Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil ndërsa palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

F.K. ishte vrarë në janar të vitit 2014 afër shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme