Trump i kundërpërgjigjet Rusisë: Përgatitu për raketa në Siri

Presidenti amerikan, Donald Trump, të mërkurën ka paralajmëruar Rusinë për një përgjigje të ardhshme si pasojë e sulmit të dyshuar kimik në Siri, duke deklaruar se raketat “do të vijnë” dhe kritikoi Moskën për faktin se po i qëndron në krah presidentit sirian, Bashar Assad.

“Rusia zotohet se do të rrëzojë çdo raketë të hedhur në Siri. Përgatitu Rusi, sepse ato do të vijnë… do të vijnë mirë, të reja dhe të ‘mençura’. Nuk duhet të jeni partner i një Kafshe që Vret me Gaz që vret popullin e tij dhe kënaqet”, shkroi Trump në një postim në Twitter, transmeton Koha.net.

Reagimi i Trumpit erdhi pak kohë pasi Ambasadori rus në Liban tha se çdo raketë amerikane që lëshohet në drejtim të Sirisë do të shkatërrohet me gjithë vendin e lëshimit.

Alexander Zasypkin në një emision televiziv, ka thënë se po u referohej deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin dhe shefit të stafit të tij.

“Nëse ka një sulm nga amerikanët atëherë… raketat do të rrëzohen, madje edhe burimi prej nga vijnë ato”, ka thënë ai për al-Manar TV.

Ai gjithashtu ka thënë se “një përballje duhet të përjashtohet, për këtë shkak jemi gati për bisedime”.

Duke iu përgjigjur komenteve të ambasadorit rus, gjenerali Richard Barons, i cili u priu forcave të përbashkëta të Britanisë së Madhe nga viti 2013 deri më 2016, ka thënë se shpreson që ambasadori ka zgjedhur fjalët e duhura për këtë rast.

“Shpresoj se ambasadori ka zgjedhur fjalët me kujdes sepse po thotë se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të sulmojnë kundër armëve kimike, jo vetëm që do të rrëzojnë ato, sepse kanë aftësi për ta bërë, por nuk do të kenë sukses total – ndërsa kur tha fjalët ‘platformat e lansimit’, ai po thotë se do të tentojmë të fundosim anije, nëndetëse dhe luftanije – kjo është luftë”, ka thënë Barons për BBC-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme