Lorina Ramadani, vajza e heroit të UÇK-së, Agim Ramadanit u është drejtuar krerëve të shtetit në emër të familjes së saj që të bëjnë më të mirën në ruajtjen e gjakut të derdhur të ushtarëve, njofton Klan Kosova.
Këto komente, Ramadani gjatë Akademisë Përkujtimore për Dëshmorët e “Brigadës 138 Agim Ramadani” dhe rënies së heroit Agim Ramadani.
“Babai im përveç që ishte ushtar i lirisë ishte edhe poet i dashurisë”.
“Ne që paguajmë dhimbjen e humbjes së prindit shpresojmë që ju si udhëheqës të shtetit dhe përgjegjës të amanetit të bëni më të mirën për të ruajtur atë gjak të derdhur me shpresën për një Kosovë më të mirë”.