Një atentat tronditi mbrëmjen e djeshme zonën e Kinostudios, ku për pasojë mbeti i vdekur Mario Majollari. Rezultoi se pista e hakmarrjes ka qenë motivi i vrasjes së 28 vjeçarit. Mario u ekzekutua për shkak të të atit i cili në vitin 2000 kishte kryer dy vrasje.
Prej kohësh 28-vjeçari kishte kërkuar azil në Suedi pasi i rrezikohej jeta për shkak të hasmërisë.
“Panorama” ka mësuar se profesioni i Marios ishte shef kuzhine. Ai kishte punuar në shumë restorante brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshirë Omanin ku kishte jetuar për disa kohë.
Policia nuk ka gjetur precedentë për të shkuarën e tij në Shqipëri ndërsa fqinjët kanë treguar se Mario njihej si një person i qetë dhe i sjellshëm.