Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës ka vendosur që të dënojë me 10 vjet burgim Vojislav Seselj.
Sheshel akuzohet se ka kryer krime kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë luftërave në Ballkan, që çuan në shpërbërjen e Yugosllavisë në vitet e 90-a. Në këto luftëra u vranë afro 130 mijë njerëz.
Sheshel akuzohet po ashtu për persektuim në bazë të prirjeve politike, fetare dhe racore, për deportim, vrasje dhe torturë.
Shesh, 63-vjeç, i ka mohuar këto akuzat.
Ai kishte refuzuar që të marrë pjesë në seancën dëgjimore në Tribunalin e Hagës në dhjetor të vitit të kaluar.