Ministria e Financave merr vendim: Tash e tutje s’do paguani doganë për këto pajisje

Ministria e Financave ka marrë vendim për lirimin nga tatimi doganor të gjitha pajisjet e IT-së edhe për ndërmarrjet, edhe për qytetarët.

Këtu përvec kompjutërve hyjnë edhe pothuaj të gjitha pajisjet e lidhura me kompjuterë.

Kjo do të thotë se secili prej këtyre produkteve do të kushtojë 10 përqind më pak, aq sa është taksa doganore, transmeton GazetaMetro.net

Ministria e udhëhequr nga Bedri Hamza ka bërë të ditur ka marrë vendim që nga tatimi doganor të lirohen këto pajisje:

Printerët, skanerët të cilët lidhen me kompjuterë.

Të gjitha ngjyrat që lidhen me çipa të ketrigjave.

Serverët, shtëpizat etj.

Kartelat amë, ram, qendra e procedimit qendror të të dhënave, DD Ram, SD Ram.

Të gjitha makinat për zyre apo ato të cilat mund të përdoren në ofrimin e shërbimeve.

Furnizuesit me rrymë, invertorët për sistem kompjuterik, modemet, ruterat etj.

Altoparlantët për sisteme kompjuterike.

Mediumet optike, CD, DVD Softuer, Softuer rrjeti etj.

USB, Flash etj.

Video digjital kamerat për sisteme kompjuterike.

Monitorët monokrom, me ngjyra në forma  LCD, LED OLED etj.

Modulet digjitale.

Konektorët për fibra optike, kabllo optike etj.

Bordet, panele dhe kabinat për të dhëna.

Modulet dhe pajisjet për Box Digjital.

Ministria e Financave paralajmëroi se këto nuk do të jenë vendimet e fundit, dhe se do të vazhdohet me reformën legjislative fiskale me Ligjet në të ardhura personale, Korporata, TVSH dhe Procedura të Administratës Tatimore. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme