Ekskluzive: Zbulohen arsyet se pse Gruevski sulmon ashpër “RIDEFINIMIN” e BESËS

Portal Sakte.net nga burime të sigurta merr vesh se VMRO – DPMNE ka nisur një fushatë të egër kundër Lëvizjes BESA, e cila në sondazhet e fundit është fuqizuar së tepërmi dhe po tregohet si forca kryesore opozitare shqiptare në Maqedoni.

Arsye kryesore mësohet të jenë platforma “Ridefinimi” dhe biografia e pastër e personaliteteve dhe profesionistëve të shumtë që i  janë bashkëngjitur kësaj lëvizje politike, e të cilët paraqesin problem serioz për partinë e Gruevskit i cili deri më tani është mësuar që të funkcionojë vetëm me funkcionarë të lartë shtetëtorë shqiptarë që janë të shantazhueshëm.

Përmes “Ridefiminit”, BESA është angazhuar që të krijojë edhe “Maqedoninë shqiptare”, duke e ri rregulluar rendin kushtetues në Maqedoni, ku shqiptarët do të ishin hisedarë të buxhetit barabartë me maqedonasit, si dhe do t’u garantoheshin pozitat më të larta shtetërore pa qenë e nevojshme që ato të negocioheshin me palën maqedonase.

Duket se partia e Nikolla Gruevskit e ka kuptuar e para se cilat janë përparësitë që përfitojnë shqiptarët nga platforma “Ridefinimi”, andaj me çdo kusht është angazhuar që kjo strategji e cila përdoret për herë të parë nga një lëvizje politike shqiptare të pengohet me çdo kusht. Dhe në këtë luftë ai ka zgjedhur “partnerët e tij shqiptarë”.

Përndryshe, Lëvizja BESA ka bërë të ditur se në rast të fitores në Maqedoni, në asnjë rrethanë nuk do të flasin me asnjë partner maqedonas që nuk pranon fillimin e bisedimeve për ridefinimin e shtetit të Maqedonisë. Madje, sipas burimeve tona të besueshme, në rast të mospranimit të kushteve të Lëvizjes BESA, përfaësuesit e saj nuk përjashtojnë mundësinë e radikalizimit të veprimeve deri në arritjen e qëllimeve për ta ridefinuar shtetin ku ligjet, drejtësia, investimet, zhvillimi ekonomik të vlejë njëjtë edhe për zonat ku jetojnë maqedonasit apo shqiptarët./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme