Fytyra të zymta të zyrtarëve të BDI në hapjen e Shtabit zgjedhor në Kumanovë me 10 fusnkionar dhe 5 aktivistë. Kumanova definitivisht i ka kthyer shpinën BDI-së. Votuesit Kumanovar si duket me padurim presin zgjedhjet e 11 dhjetorit për tja “hequr veshët” kësaj partie për shumë arsye.
Kjo u dëshmua edhe në hapjen e shtabit zgjedhor të Degës së Kumanovës, ku nuk kishte më shumë se 15 anëtar te BDI. Aty vëreheshin edhe fytyrat e zymta te funksionareve te BDI-së dhe mungonte ajo buzeqeshje dhe euforia e dikurshme. Talat Xhaferi, Beqir Hasani, Bekim Neziri dukeshin shume te shqetësuar nga prezenca aq e vogël. Aty mbizotronte një atmosferë e varfër.
Bekim Neziri i cili u quajt bakllavë nga parafolsi i tij, ai tha se bakllava është Ali Ahmeti ndërsa ne jemi ushtarët e tij, një shprehje e cila më aspak nuk është terheqëse dhe nuk ka peshe te votuesit shqiptarë.
Përndryshe BDI pas akcionit policorë ndaj grupit të Kumanoves dhe terrorit shtetëror të pushtetit në Lagjen e Trimave , pas vrasjes së Komandant Shqiponjës kjo parti gjithnjë e më shumë po bëhet e padëshirueshme në Kumanovë se bashku me liderin Ali Ahmeti i cili nuk po mundette gjej kurajon te vizitoj edhe sot e kësaj dite Lagjen e Trimave.