A prodhon Serbia ushqim të veçantë vetëm për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi në debatin parlamentar lidhur me skandalin e mishit të prishur, ka thënë se qytetarët e Kosovës që nga pas lufta përballen me produkte të dyshimta që hyjnë në Kosovë.

Kurteshi nuk e ka përjashtuar mundësinë që Serbia prodhon produkte të veçanta për Kosovën. Ai këtë e ka arsyetuar me produktet e cilësisë së dobët që gjenden në Kosovë.

“Me vite qytetarët e Kosovës po ushqehen më ushqime që po dëmton shëndetin e tyre”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka kritikuar institucionet përgjegjëse për neglizhencën e tyre, lidhur më cilësinë e produkteve.

Këto diskutime të deputetëve janë bërë në seancën e Kuvendit ku po flitet për cilësinë e ushqimit, pas skandaleve me mishin e prishur që u importua nga Belgjika në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme