Përgjimi në Maqedoni nuk është ndaluar?

Ekspertët thonë se nuk mund të hidhet poshtë ideja se në Maqedoni vazhdon përgjimi i qytetarëve nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se MPB ka ndaluar me përgjimin e telefonatave dhe komunikimit të qytetarëve.

Ekspertët për kundërzbulim thonë se përgjimi i jashtëligjshëm i qytetarëve të Maqedonisë mund të vazhdojë dhe hedhin poshtë konstatimet e ministrit se në vend nuk përgjohet.

Ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Pivovarov, thotë për Tv Nova se shteti i Maqedonisë e injoron këshillën e Pribe për përgjimin duke thënë se në Maqedoni vazhdon përgjimi dhe asesi deri tani nuk janë bërë reforma në DSK, duke respektuar të drejtat e njerëzve.

”Askush deri tani nuk ka bërë një analizë të besueshme rreth përgjimeve që të na vërtetojë neve qytetarëve se gjithçka është në rregull. Pushteti dhe partitë politike që e kontrollojnë pushtetin çdo herë e përdorin DSK-në për të qenë më para se opozita.” tha mes tjerash Pivovarov.

Ish-ministri për Punë të Brendshme, Pavle Trajanov, thotë se përgjimi i qytetarëve ekziston ende pasi edhe më tej nuk ka garanca se një praktikë e tillë është ndaluar.

”Mundësi ka. Nuk mundemi të vërtetohemi se nuk përgjojnë. Kjo varet nga njerëzit që punojnë dhe udhëheqin atje. Sistemi dhe ligjet aktuale lejojnë keqpërdorimin. Me këtë sistem dihet se kush udhëheq. E keqja është se nuk i kontrollon askush. Kuvendi është organi i vetëm që mund ta kontrolloj DSK-në.” tha mes tjerash Trajanov, ish-ministër i MPB-së.

Për momentin, Prokuroria Speciale Publike është duke zhvilluar një luftë të ftohtë me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim ku duhet të vërtetohet se a përgjohet në Maqedoni, apo jo? Në pritje të ekspertëve të kompanisë Ericsson, qytetarët presin siguri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme