Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim që ka pasur me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn në Shkup, i ka kërkuar atij që Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave në afat optimal.
“Në takim me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, shpreha përkushtimin e Kosovës që të rreshtohet me shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e paqes dhe bashkëpunimit reciprok, që të përshpejtohet rruga jonë drejt BE-së. Kosova ka shënuar përparime sidomos në sundimin e ligjit dhe Komisionerit Hahn i kërkova që Kosova të përfshihet në liberalizim të vizave në afat optimal”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
© KOHA.