Lajm i madh për Kosovën, pas 10 ditësh procedohet drafti për ushtrinë

Për shkak se Lista Serbe nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, Qeveria e Kosovës është duke e menduar formimin e ushtrisë vetëm përmes ndryshimit të ligjeve.

Ministria e FSK-së zotohet se më 30 prill do ta dërgojë në Qeveri Draftligjin për Ushtrinë
Ndonëse kanë kaluar thuajse pesë vjet që nga fillimi i diskutimit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, ende nuk dihet se cili do të jetë epilogu i këtij procesi.

Kjo pasi Lista Serbe nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës për këtë transformim.
Por opsion tjetër për formimin e ushtrisë mbetet ai përmes ndryshimit të ligjeve, shkruan “Zëri”.

Kryeministri Ramush Haradinaj para pak ditësh ka deklaruar se Lista Serbe kur ka hyrë në koalicion nuk i ka premtuar votë për ushtrinë dhe se mënyra e vetme për formimin e ushtrisë është përmes ndryshimeve ligjore.

“Lista Serbe me formimin e Qeverisë votën e tyre për ushtrinë nuk e kanë premtuar. Nuk është pjesë e marrëveshjes sonë kjo çështje. Më duhen edhe 6-7 muaj që t’i rregulloj raportet me Listën Serbe dhe ushtria nuk ka aq kohë. Te vetmin opsion e shoh ligjin e Kosovës për formimin e ushtrisë”, ka thënë ai.
Mirëpo ky opsion vlerësohet si vështirë i mundshëm nga anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata thonë se ushtria s’do të mundë të bëhet pa koordinim me ndërkombëtarët

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme