Lista Serbe takohet me Ekipin Menaxhues për Asociacionin, vendos për ultimatumin ndaj qeverisë

Përfaqësuesit e Listës Serbe do të vendosin gjatë ditës së nesërme për ultimatumin e dhënë qeverisë së Kosovës për formimin e Asociacionit.

Gjatë muajit të kaluar, përfaqësues nga 10 komuna me shumicë serbe ishin takuar në Mitrovicën Veriore, ku kishin dalë me një qëndrim të përbashkët për ultimatumin ndaj qeverisë së Kosovës, se nëse Asociacioni nuk formohet deri më 21 prill nga këta të fundit,  ai do të formohej njëanshëm nga Lista Serbe, shkruan lajmi.net.

E gjatë ditës së sotme pritet një takim i Listës Serbe me Ekipin Menaxhues për formimin e Asociacionit, takim ky që është planifikuar të mbahet në Zveqan me fillim prej orës 13:00.

E ndërsa ende nuk dihen vendimet që do të mirren nga Lista Serbe për formimin ose jo të njëanshëm të Asociacionit, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka ‘zbutur’ qëndrimet e tij, ku në një deklaratë gjatë ditës së djeshme tha se Prishtinës do t’i jipen edhe tre muaj afat për formimin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme