Ambasadorja e Sllovakisë në Beograd, Dagmar Repçekova, tha sot se vendi i saj, që kryeson BE-në, dëshironte që me Serbinë të hapte tre kapituj negociues – 5, 25 dhe 26, por, siç citohet të ketë thënë ajo, fatkeqësisht përparimi në procesin e integrimeve europiane të Serbisë varet nga dialogu midis Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.
Repçekova u tha gazetarëve, në prag të takimit të Qendrës për Politika Europiane në Kuvendin e Serbisë, se “dyert janë të hapura edhe më tutje” dhe se dita e fundit është në dhjetor, në prag të Këshillit të BE-së që të konstatohet përparim në dialogun e Brukselit.
Nuk mund të thuhet se s’ka pasur kurrfarë përparimi dhe ende ka gjasa, citohet të ketë thënë Repçekova.