Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do ta vizitojë Kosovën të enjten – me 26 prill, njofton Klan Kosova.
Tusk do të ketë takim në Prishtinë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në orën 12:00.
Kjo bëhet e ditur nga faqja e Këshillit Europian ku tregohet orari i Tusk për javën e ardhshme.
Kjo vizitë e Tusk në Kosovë është në vazhdën e vizitave që zyrtari i lartë i BE-së i bën në Ballkanin Perëndimor.
Pos, Kosovës Tusk do të vizitojë edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën.