Mjekët e infermierët po ikin nga Kosova, synojnë Gjermaninë

Viteve të fundit vala e të rinjve, të cilët po kërkojnë një mundësi për të shkuar në vendet e Evropës Perëndimore është në ngritje. Ajo çka është edhe më shqetësues është se perspektivën në Kosovë nuk po e shohin as personat, të cilët tashmë kanë përfunduar studimet master.

Vetëm gjatë vitit të kaluar në Institutin “Gote” në Prishtinë janë paraqitur mbi 1,400 persona të cilët kanë shprehur dëshirën që të përfundojnë një kurs në këtë institucion në mënyrë që pastaj të shkojnë në Gjermani.

Ani pse personat të cilët po ndjekin kurse në institut janë të moshave të ndryshme, profili i cili po prin janë mjekët dhe ifermierët.

Drejtoresha e këtij instituti Annamaria Farkas-Mecinaj, ka treguar për Arbresh.info, se numri i personave të interesuar është duke u rritur nga viti në vit.

“Janë shumë të interesuar të cilët vinë në institutin tonë i cili shërben për të kryer kursin e gjuhës gjermane. Vitin e kaluar kanë qenë mbi 1,400 persona të cilët kanë ardhur dhe kanë kryer kursin apo edhe testin për gjuhën gjermane. Profilet më të interesuara janë mjekët dhe infermierët, të cilët po duan të shkojnë për punësim në Gjermani. Pastaj vijnë inxhinierët, IT, si dhe studentët, të cilët po dëshirojnë të shkojnë për studime në Gjermani, por ka edhe për bashkim familjar. Numri i të interesuarve në përgjithësi është në rritje nga viti në vit që vinë në institutin tonë. Grupmosha është nga 7 deri në 16 vjet tek fëmijët, ndërsa tek të rriturit dhe në përgjithësi numri më i madh i tyre është nga mosha 20 vjeçare e tutje”, ka shtuar ajo.

E duke parë gjendjen në vend dhe mos përmirësimin e saj tash e sa vite, Artan Murati nga KDI, thotë se është e natyrshme që të ketë numër të madhe të të interesuarve për të shkuar jashtë vendit për një jetë më të mirë.

Sipas tij është e arsyeshme pse të rinjtë dhe personat të cilët kanë përfunduar studimet kërkojnë një jetë më të mirë.

Kujtojmë se edhe pas 20 viteve të përfundimit të luftës dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së vendit, në mungesë të liberalizimit të vizave, kosovarët ende nuk mund të udhëtojnë lirshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme