Veseli ia dorëzon një dokument krerëve të të gjitha partive politike

Në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe udhëheqësit të koalicionit parazgjedhor PAN, Kadri Veseli, ka shpalosur një Platformë, që e ka quajtur konsensuale dhe gjithëpërfshirëse e agjendës shtetërore në Republikën e Kosovës.

Ia ka drejtuar krerëve të partive, Isa Mustafës së LDK-së, Albin Kurtit të VV-së, Ramush Haradinajt të AAK-së, Fatmir Limajt të Nismës, Behgjet Pacollit të AKR-së dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës këtë platformë, e cila e plotë është botuar sot në Koha Ditore.

“Duke marrë për bazë interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, me qëllim të avancimit në agjendën e shtetndërtimit; Duke synuar arritjen sa më të shpejtë të qëllimeve për integrime euroatlantike të Kosovës; Me qëllim që të përmbyllet dialogu me Serbinë, për t’u ndërtuar një partneritet i fqinjësisë së mirë; Duke vlerësuar situatën e tanishme politike në Republikën e Kosovës; Me vullnetin dhe përkushtimin për të përmirësuar të tashmen dhe garantuar të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, Propozoj: Platformën konsensuale dhe gjithëpërfshirëse të agjendës shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Veseli.
Veseli ka shkruar se kjo platformë ka për qëllim arritjen e konsensusit politik, për disa prej çështjeve më të rëndësishme, me të cilat Republika e Kosovës është përballur më herët dhe është duke u përballur aktualisht.
Çështjet të cilat do të përfshijë kjo platformë janë ndër më të rëndësishmet për perspektivën e Kosovës dhe qytetarëve të saj, ka thënë më tej. Janë pesë çështje, sipas tij.
“Ndër çështjet e rëndësishme, të cilat i konsideroj si parësore në këtë platformë dhe për të cilat nevojitet ndërtimi i konsensusit dhe përpilimi i një agjende shtetërore të përbashkët janë: Dialogu me Serbinë; Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe; Themelimi i Ushtrisë së Kosovës; Agjenda e Integrimeve Evropiane dhe Reforma Zgjedhore”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme