Shuhen shpresat për azil në Francë

Asambleja Kombëtare franceze kaloi një ligj të ri të imigracionit, një ligj i ashpër që forcon rregullat rreth azilit.

Projektligji shkurton afatin e aplikimit të kërkesës për azil dhe dyfishon kohën që emigrantë të paligjshëm mund të mbahen në burg. Një emigrant që hyn në Francë në mënyrë ilegale rrezikon të dënohet me një vit burg.

Partia e Presidentit Emmanuel Macron thotë se ligji do të përshpejtojë procesin e azilkërkimit. Por një ligj i tillë është quajtur shumë i ashpër nga figura politike të opozitës por dhe grupe të të drejtave të njeriut.

Pr/ligji u kalua me 228 vota pro, 139 kundër dhe 24 abstenim.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se shkurtimi i afatit të aplikimit për azil mund të ketë impakt negativ, “për azilkërkuesit më vulnerabël, të cilët do të jenë ata më të shumtit që do të humbin shanset”

“Nën maskën e sigurimit të një sistemi efektiv azilkërkues, projektligji përfshin një sërë masash që pakësonin qasjen e mbrojtjes” thotë Bénédicte Jeannerod, kreu i grupit për të drejtat e njeriut në Francë.

Në një raport të publikuar në janar 2018 nga Qëndra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi, Shqiptarët u renditën të parët për azil në Francë për vitin 2017 me 7630 azilkërkues Shqiptarët lanë pas afganët me 5.987, shtetasit nga Haiti me 4.486, e kështu me rradhë.

Për t’u theksuar është fakti se numri i shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil, është dy herë më i lartë se ai i sirianëve, ku vetëm 3.249 prej tyre kanë paraqitur dokumentacionin për të qëndruar në Francë.

Pr/ligji do të debatohet në Senat në qershor por nëse ky pr/ligj kalon shpresat për azil në Francë sa vijnë e do të jenë më të pakta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme