Osmani: Ka deputetë nga opozita që do ta votonin rrëzimin e Qeverisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka theksuar se partitë opozitare deri më tani i kanë 57 vota, dhe i duhen vetëm edhe katër vota për ta rrëzuar Qeverinë.

Ajo në emisionin “Dossier D”, të RTV Dukagjini ka thënë se duhet të binden edhe 4 deputetë të tjerë për t’i arritur 61 vota.

“Duke diskutuar individualisht me disa deputetë nga opozita, jam e bindur se ka edhe prej tyre që do të votonin përfundimin e kësaj Qeverie”, ka shtuar Osmani.

Ajo ka theksuar se ka pakënaqësi të mëdha me këtë ekzekutiv, dhe se sipas saj, ka një vullnet të disa prej deputetëve të opozitës që t’i bashkoheshin mocionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme