Rreth orës 18.50 ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Xh.R 22 vjec banues në Elbasan.
Menjëherë shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorit.
Dyshohet se ngjarja është një përplasje mes grupeve kriminale. Rusta rezulton një emër i njohur për policinë e Elbasanit, pasi është dënuar për plagosje në vitin 2014.