“Sot me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të librit, së bashku me disa aktivistë dhe asambleistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, vizituam bibliotekën e qytetit “Hivzi Sulejmani” ku dhuruam një numër modest librash për lexuesit e kësaj biblioteke. Një qytet thuhet se identifikohet si i tillë, përmes bibliotekes që ka, e kjo bibliotekë mbahet dhe qëndron nga lexuesit e saj. Sa më shumë lexues, aq më shumë dije dhe potencial për vendin dhe shoqërinë”, ka shkruar në rrjetin e tij social, Arben Vitia, udhëheqës i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe drejtori i drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, i cili njihet si profesionist që transformoi për të mirë shëndetësinë në qendrat e mjekësisë familjare.
Komuna e Prishtinës nuk ka shënuar ndonjë aktivitet për ditën e librit. I pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, me gjasë “aktivitet të vetëm kulturor” e ka zbavitjen në ahengje ku ditë më parë festoi ditëlindjen./Sakte.net
https://video.gjirafa.com/zeri?video=keshtu-e-festoi-ditelindjen-shpend-ahmeti