Gjatë bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diskutuar edhe ndarja e territorit të Kosovës. Këtë e bëri të ditur Blerim Shala, këshilltari politik i presidentit të Kosovës,Hashim Thaçi.
Shala tregoi se kur u diskutua ndarja e Kosovës me Serbinë, ai tha se në negociatat mes dy shteteve, dhe ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, në vjeshtën e vitit 2007 është diskutuar edhe modeli i ndarjes së Kosovës, ka bërë të ditur Shala, shkruan gazetmetro.net.
“Ambasadori Ischinger (përfaqësues i Bashkimit Evropian, v.j.) e pat vlerësuar që duhet qitur mbi tavolinë të gjitha opsionet, duke përfshirë edhe ndarjen”, ka thënë Shala.
Por, ndarja ishte refuzuar në mënyrë kategorike nga të dy palët ka treguar Shala.
Këshilltari i Thaçit ka treguar se në aspekt joformal, nëpër korridore, në Bruksel, pala serbe vazhdueshëm ka insistuar dhe insiston për shkëmbim territoresh.
“Ne mendojmë se është opsion i gabuar dhe shumë i rrezikshëm për raportet Kosovë-Serbi dhe për stabilitetin në Ballkan”, ka deklaruar Shala.
Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA’së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi./gazetametro.net.