Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos lejojnë krijimin e ushtrisë.
Ai ka theksuar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është i paligjshëm, transmeton lajmi.net.
“Formimi i një ushtrie të Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjes së Kumanovës”, është shprehur Gjuriq.
Në platformën e propozuar nga qeveria e Haradinajt dhe në atë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ndër temat kryesore është përmendur edhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës./Lajmi.net/