Sëfundmi kanë dalë pamjet e arrestimit të terroristit që vrau 10 persona gjatë ditës së djeshme në Toronto të Kanadasë duke iu sulur atyre me një furgon.
“Ndalo!” dëgjohet nga policët teksa i thërrasin atij, por ai iu përgjigjet duke thënë: “Më vrisni më parë duke”, ndërsa bën lëvizje në drejtim të brezit, shkruan Albeu.com.
Ai e drejtoi furgonin me një shpejtësi 100 kilometra në orë brenda turmës së njerëzve duke vrarë 10, kurse 15 të tjerë mbetën të plagosur.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij sulmi të rëndë, por autoritetet kanë përjashtuar terrorizmin nga hetimet.