Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se as Irani, as Arabia Saudite nuk mund të jenë fuqi dominuese në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje të dyja vendeve të nisin bisedimet me njëra-tjetrën.
Ai tha se “ekziston një nevojë e madhe për ndryshim” dhe se “Irani është i gatshëm për të”.
“Askush prej nesh nuk mund të bëhet hegjemon i ri. Epoka e ndikimit hegjemonik ka marrë fund shumë kohë më parë. As Irani, as Arabia Saudite nuk mund të jenë hegjemonët e rajonit. Ky është fakt”, tha Zarif.
Vizita e tij në Nju Jork vjen dy javë pas vizitës atje dhe në Uashington të princit të kurorës të Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman.
Arabia Saudite dhe Irani janë të përfshira në konfliktet në Siri dhe Jemen dhe gjiithashtu mbështesin grupe kundërshtare në Liban, Bahrejn dhe Irak.