17 të vdekur në aksidente trafiku për tre muaj, afër 3 mijë të lënduar

Numri i aksidenteve është në rritje, përkundër shqiptimit të madh të gjobave dhe rritjes së shumës së gjobave, raporton KTV .

Në periudhën janar-mars 2018, në aksident trafiku kanë vdekur 17 persona, ndërsa 2 mijë e 661 të tjerë janë lënduar.

Policia bën të ditur se tiketa të shumta janë shqiptuar për tremujorin e parë të këtij viti. Në statistikat e PK-së, thuhet se 85 mijë e 332 tiketa trafiku janë shqiptuar për periudhën janar-mars 2018.

Qytetarët thonë se vazhdimisht shohin policë në rrugë, por vetë qytetarët kanë faj, pasi, sipas tyre, për shkak të pakujdesisë, shkaktojnë aksidente në trafik.

Por, qytetarë të tjerë mendojnë se çmimet e gjobave janë të larta. 30 mijë e 379 gjoba ka dhënë Policia vetëm në muajin janar.

28 mijë e 513 prej tyre janë për shumat deri në 500 euro, kurse 10 për shumën deri në 1 mijë euro, për të rritur sigurinë rrugore. Në 590 raste, drejtuesve të automjeteve u është konfiskuar leja për periudhën prej 3 muaj deri në 2 vjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme