E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net
Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me konfirmimin e dënimeve për 10 të akuzuarit e rastit “Drenica II” nga ana e Gjykatës së Apelit.
Në këtë seancë pritet të dilet me një rezolutë në lidhje me mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Ky vendim u morr në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit me të vetmen pikë të rendit të ditës që ishte “debati për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar”, njofton Klan Kosova.
Gjatë ditës së sotme, Parlamenti i Kosovës do të mbajë edhe një seancë plenare, në të cilën do të shqyrtohet draft-Deklarata për liberalizim të vizave, disa projektligje, si dhe pritet të zgjidhen anëtarët e bordeve të disa institucioneve të pavarura dhe do të zhvillojë një debat