Sipas portalit nga Beogradi “srbija danas” (Serbia sot), Britania e Madhe ka hyrë në luftë të haptë me Serbinë në të cilën nuk do të zgjedhë mjete.
Qëllimi i kësaj lufte, thotë portali, është për ta rrëzuar Vuçiqin dhe pushtetin në Beograd, për ta ndarë Serbinë nga Rusia dhe për t’ia siguruar Kosovës pavarësinë e plotë dhe ulësen në Kombet e Bashkuara.
Nga Londra, gjithnjë sipas këtij portali, ka arritur mesazhi i qartë për Serbinë dhe për vendet që rishqyrtojnë njohjen e tyre të Kosovës ose që Serbinë e përkrahin në ndonjë mënyrë: “Do ta shkelim çdo kë që do ta përkrahë Serbinë”.