Ndiqen penalisht dy ish drejtor të ndërmarrjeve publike në Kavadar, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 55.421 euro

SPB Veles në dy raste të ndara ka ngritur padi penale kundër ish drejtorit të “Komunalec” nga Kavadari, I.A. dhe ish udhëheqësit të “Ujësjellësit dhe kanalizim” në korniza të N.P.”Komunalec” Kavadar, M.P., të cilët e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkaktuar dëm material në vlerë prej 3.402.861 den, transmeton Almakos.

Sipas informacioneve, ata gjatë vitit 2013, I.A. si drejtor i “Komunalec” dhe M.P. si udhëheqës i “Ujësjellës dhe kanalizim” në korniza të N.P.”Komunalec”, gjatë rinovimit të rrjetit të ujësjellësit në Kavadar, pas një tenderi paraprak që duhej ta kryenin “ CMC” DOO Shkup dhe prodhuesi “Gradba promet” nga Kavadari, kanë dhënë urdhër në kryerjen e punëve të përfshihet edhe Ndërmarrja Publike “Komunalec” nga Kavadari.

Edhe përskaj asaj që tërë punën e ka kryer N.P.”Komunalec”, ata e kanë pranuar situatën përfundimtare nga firma nga Shkupi, sipas të cilës ajo e ka kryer tërë punën dhe e kanë paguar tërë shumën për rinovimin e kryer.

Drejtuesi i “CMC” DOO Shkup, D.K., si dhe drejtuesi i “Gradba Promet” nga Kavadari, D.T., edhe përskaj asaj që e kanë ditur se një pjesë të punës e kanë kryer N.P.”Komunalec”, kanë përgatitur situatën përfundimtare ku kanë përmendur se ata i kanë kryer të gjitha punët.

Në këtë mënyrë është shkaktuar një dëm material i N.P. “Komunalec” nga Kavadari dhe buxhetit të Republikës së Maqedonisë për 1.876.926 den.

Në rastin e dytë, gjatë vitit 2015, në mënyrën e njëjtë, ish drejtori i “Komunalec”, I.A. dhe ish drejtuesi i “Ujësjellësit dhe kanalizimit” në “Komunalec” M.P. kanë shkaktuar një dëm material prej 1.525.935 den me firmën”Traser” dhe “Vikas” DOO nga Shkupi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme