Grabitja në Kamëz, dëshmitarët tregojnë tmerrin: I ndoqëm autorët, por qëlluan në ajër

Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja tregojnë se janë të tmerruar nga kjo ngjarje e rëndëm, ata shprehen se viktimat kanë qenë njerëz shumë të  mirë. Ndërkohë ata tregojnë se i kanë transportuar vetë të dy bashkëshortët, pasi ambulanca u vona.

Ndërkohë disa djem të rinj, banorë të lagjes, tregojnë se i panë autorët dhe filluan t’i ndiqnin por më pas u larguan pasi ata filluan të qëllonin në ajër.

Më pas, u kanë drejtuar armët dhe i kanë kërcënuar: “Ikni se ju vramë edhe ju…”.

“Unë ndodhesha në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja. Dëgjova dy krisma dhe dola menjëherë nga shtëpia. Kur shkoj te dyqani i Agimit, e pashë që ishte i gjakosur ai dhe e shoqja. Kërkova ndihmë nga banorët e tjerë që kishin dalë në rrugë.

Me aq sa pashë, Agimi kishte mbaruar, e kishte plagën në gjoks. Ndërsa e shoqja bërtiste. Ambulanca po vonohej dhe i kërkuam një personi këtu që ka një autoshkollë dhe i transportuam me makinën e tij. Pas rreth 30 minutash erdhi ambulanca, ndërsa Policia erdhi shumë shpejt”, tregon një fqinj i familjes Buci.

“Ishim në rrugë kur ndodhi. I pamë dy grabitësit që dolën nga dyqani dhe po vraponim. Bashkë me një shok iu vumë pas dhe u bërtisnim që të ndalonin. Ata nisën të qëllojnë në ajër. Më pas, njëri u kthye nga ne, na drejtoi armën dhe na tha të iknim se do na vriste edhe ne. U frikësuam, nuk vazhduam dot më tej dhe ndaluam. Më pas, ata hipën në një makinë, që, me aq sa pamë ne, ishte një BMW”, tregon një i ri, banor i zonës, shkruan Panorama.

Ndërkohë policia ka vënë në dispozicion 5 milion lekë për të gjithë ata që japin informacion për autorët e ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme