Zbulime të reja mbi vrasjen e John Kennedy

Në afro 55 vite pas vrasjes së John Kennedy teori të pafundme konsiparative kanë dalë për të shpjeguar se nga realisht Presidenti i SHBA u qëllua, duke filluar nga kodrina e gjelbër në krahë.

Pavarësisht arrestimit të Lee Harvey Oswald, e që provat e mëvonshme lidhnin plagën e Kennedy me tipin e armës që Oswald posedonte, skeptikët kanë propozuar se ka qenë edhe një qitës i dytë që qëndronte në kodrën e gjelbër pranë rrugës ku po kalonte Kennedy, transmeton tch.
Por tanimë një studim i ri mundet që t’i japë fund këtij debati.

Përllogaritjet e reja, bazuar në pamjet filmike që regjistruan momentin e vrasjes, indikojnë se lëvizja misterioze e kokës së presidentit pasi u qëllua, një detaj jetik për teorinë mbi kodrën e gjelbër, ka qenë thjesht një efekt i zmbrapsjes.

Hetimet e hollësishme tregojnë se përplasja e plumbit fatal në kokë ka sjellë menjëherë një kthim për inerci edhe një kthim të kokës prapa. Duke shtuar prova të mëtejshme se Kennedy u qëllua nga pas, siç edhe autopsia zyrtare e asaj kohe tregoi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme