Mbi gjysmë milioni euro për “Dy bashibozukët para portës” të autorit serb

Vepra “Dy bashibozukë para portës” e piktorit të njohur serb, Paja Jovanoviq, është shitur mbi gjysmë milioni euro në ankandin e shtëpisë së njohur londineze të ankandeve, “Sothby’s”. Më saktësisht, siç është bërë e ditur në ueb-faqen e kësaj shtëpie, vepra me shifrën 15 që ishte vepra e Jovanoviqit, është shitur për 465 mijë funte, që i bie 530 mijë euro.

Çmimi fillestar për “Dy bashibozukët…” – e realizuar midis viteve 1887 e 1888 e formatit jo të madh (43 me 50 centimetra), në teknikën vaj në dru – në ankandin e veprave të orientalistëve ishte midis 100 mijë e 150 mijë funte, gjegjësisht prej 113 mijë deri në 170 mijë euro.

Piktori Paja Jovanoviq (1859 – 1957) ka bërë tetë piktura me temë shqiptare, ndër të cilat veprat “Lufta e gjelave”, “Zbukurimi i nuses” apo “Shqiptari me duhan”. Edhe në “Dy bashibozukët para portës” dallohen lehtë kostumet shqiptare

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme