Tmerrohet Gjilani: Çfarë thotë policia për vetëvrasjen e 52 vjeçarit

Në orët e pasdites së djeshme 52 vjeçari, Q.M u gjet i vdekur në pyllin e fshatit Kokaj të Komunës së Gjilanit. Ai dyshohet se kreu vetëvrasje me një pushkë.

Hetimet lidhur me këtë rasë janë duke vazhduar. Por si shkak mendohet që të jetë stresi të cilin i ndjeri e kishte përjetuar tash e një kohë.

Lajmin rreth këtij rasti e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike”, bëri të ditur ai.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

E vetëm këtë muaj në Gjilan kanë ndodhur tri vetëvrasje. Një polic, një asembieste si dhe ky i fundit i kanë marrë jetën vetës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme