Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka bërë të ditur që Arabia Saudite ka ekzekutuar 48 dënime me vdekje vetëm brenda katër muajsh
HRW i ka bërë thirrje shtetit arab që të bëjë reformat e duhura në mënyrë që të mos praktikohet ky ‘sistem i padrejtë dhe kriminal i drejtësisë’.
Arabia Saudite dënon njerëzit me vdekje dhe ekzekutim me prerje koke me shpatë për disa akuza si për shembull terrorizmi, vrasja, përdhunimi dhe trafiku i drogës.
Gjithashtu, organizata ka bërë të ditur që Arabia ka ekzekutuar rreth 600 persona që prej vitit 2014, shumica prej tyre për akuza të lidhura me trafikun e drogës.
Princi që pritet ta marrë pushtetin pas disa vitesh e që po konsiderohet reformator i shtetit, Mohammed bin Salman, ka thënë që do ta konsiderojë mundësinë që dënimi me vdekje të zëvendësohet me dënim me burg të përjetshëm.