Boris Johnson do të kërkojë që NATO të përballet me Rusinë para se të jetë shumë vonë, në një takim me zyrtarët e NATO’s.
Johnson pritet t’i bëjë thirrje NATO’s që “të mbajë momentumin” pasi reagoi shpejtë pas helmimit të spiunit rus dhe sulmeve me gaz në Siri.
Aleatët e NATO’s menjëherë mbështetën Britaninë, Francën dhe SHBA’të kur lansuan sulme ajrore pasi regjimi i Bashar Al-Assad helmoi civilët në Douma të Sirisë, përcjell gazetametro.net
Alenanca gjithashtu iu bashkua një vale të përjashtimeve diplomatike si reagim ndaj helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.
Boris Johnson do t’iu thotë anëtarëve të NATO’s: “Kjo është mbledhja e parë ministrore pas përpjekjes për vrasje në Salisbury , dhe pas sulmeve kimike në Siri.
Është momenti kyç që të diskutojmë për Rusinë me ministrat e jashtëm të të gjithë vendeve anëtare.
Në samitin e korrikut NATO do të marrë vendime se si të përforcojë mbrojtjen.
Aftësia e NATO’s për të reaguar shpejtë tanimë është dëshmuar nga përgjigja e shpejtë e aleancës ndaj helmimit në Salisbury dhe në rastin e Sirisë, dhe me solidaritetin e saj për veprimet e Britanisë.
Kemi parë përkrahje të ngjashme nga BE dhe G7. Duhet ta mbajmë momentumin dhe ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sjelljen e saj destabilizuese”, ka thënë ai.