Patriarku i Rusisë mbërrin sot në Tiranë, dy ditë vizitë në Shqipëri

Patriarku i Rusisë, Kirill pritet të mbërrijë sot në Tiranë, në kuadër të një vizite dy ditore në Shqipëri.

Kjo është hera e parë që Kirill vjen në Shqipëri, teksa gjatë qëndrimit të tij dy ditor do të takohet me kryepeshkopin Janullatos, por edhe me kreun e shtetit Ilir Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Mësohet gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Patriarku rus do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit në Durrës, por edhe qytetin e Beratit.

“Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.

Kirill dhe Janullatos kanë një miqësi gati 50-vjeçare dhe kjo nuk është hera e parë që takohen së bashku, por është hera e parë që ky takim realizohet në Shqipëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme