Mëngjesin e sotëm nisi mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike i cili do të miratojë ndryshimet në statut.
Fillimisht ishte nënkryetari i partisë Edi Paloka ai që bëri me dije se çfarë do të ndodhë gjatë ditës së sotme, duke publikuar edhe emrat e komisionit që do të merret me mbarëvajtjen e punimeve.
Më pas e mori fjalën Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Pas saj ishte Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “‘Rrugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Fjalën do e marrë edhe një grua që i është hequr ndihma ekonomike, një ish- i përndjekur dhe një anëtarja më e re e PD-së në Kuvendin Kombëtar.
AXHENDA E PLOTË
1. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
2. Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
3. Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
4. Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
5. Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
6. Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
7. Flet kryetari i PD, Lulzim Basha
8. Pas fjalimeve Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm prezanton statutin e ri dhe pastaj nisin dikutimet mbi të.