Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, pas 15 orësh qëndrim mbi një vinç pranë digës së Liqenit Artificial Tiranë kanë zbritur, pas negociatave me policinë.
Burrë dhe grua kërcënuan se do të hidhen nga vinçi i cili është në lartësinë 30 metër.
Çifti Saraçi kishte hipur mbi vinç që prej mbrëmjes së djeshme, pasi pretendonin se i kanë nxjerrë nga banesë dhe po i marrin shtëpinë.
Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.