Shefi i kamikazeve të ISIS-it, Abu Mu’taz Qahtani, e ka tradhtuar këtë grup terrorist duke i vjedhur miliona dollarë dhe iku nga vendi.
Ai, po ashtu është shef i financave të kultit të vdekjes në Mosul, por tani besohet se ka ikur pasi ka vjedhur miliona dollarë, transmeton Express.
Aktualisht, Mosuli është në qendër të një beteje të madhe mes koalicionit të forcave Irakut dhe xhihadistëve të ISIS-it.
Një burim ka thënë për “al-Sumaria Neës” se terroristi ka ikur bashkë me një grua gjermane, e cila ka qenë përgjegjëse për rekrutimin e dhjetëra femrave të huaja./Express/