Ish-Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, deklaroi së Bukureshti është nën trysninë e Gjermanisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.Në një deklaratë për televizionin rumun, B1, Basesku tha se Gjermania po ushtron trysni ndaj pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës që sa më shpejtë ta bëjnë këtë.Bëhet fjalë për trysni ndaj Rumanisë, Spanjës, Qipros, Greqisë dhe Sllovakisë, precizoi Basesku, përndryshe President nderi i Partisë së Unitetit Kombëtar.
“Rumania nuk mund ta njeh pavarësinë e Kosovës, përkundër premtimeve të cilat Gjermania ja ka dhënë udhëheqësve kosovarë.Do të ishte kjo një goditje e tmerrshme për Moldavinë, ngase situata në Transdnjestri është e ngjashme me atë në Kosovë”, tha Basesku.